Berisha jep “ok” për shqyrtimin e ligjit nga Komisioni i Venecias dhe KE
Autori i Lajmit: Red.
Përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të KE-së dhe reporterët për çështjen e ligjit të “Lustracionit” në fund të vizitës së tyre intensive në Shqipëri kanë zhvilluar një takim të fundit edhe me kryeministrin Sali Berisha, ku janë informuar dhe kanë kërkuar detaje mbi aplikimin dhe formulimin e këtij ligji. Shefi i qeverisë është shprehur pro bashkëpunimit me çdo institucion ndërkombëtar për zbatimin e këtij ligji, duke përfshirë këtu edhe Këshillin e Evropës dhe Komisionin e Venecias. Berisha u shpreh se në Shqipëri ekziston një konsensus i përgjithshëm për miratimin e një ligji të tillë, shembulli i së cilit është edhe paraqitja e tre drafteve të ndryshme në Kuvend, nga tri forcat të ndryshme politike. Ai u kujtoi reporterëve se gjatë regjimit të kaluar në Shqipëri janë kryer krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, dhe megjithatë synimi i këtij ligji nuk është ndëshkimi penal i atyre që kanë kryer këto krime, por pastrimi i Administratës Publike nga elementë që për shkak të së shkuarës së tyre kanë mungesë kredibiliteti në ushtrimin e funksioneve të larta zyrtare, si dhe mund të jenë pre e shantazheve të ndryshme. Më tej, Kryeministri informoi raportuesit e Këshillit të Evropës se në vitin 1995 në Shqipëri u miratua një ligj i tillë, i cili ishte një kopje e ligjit çek dhe u quajt kushtetues nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese në vitin 1996. Ndërsa ligji aktual, u shpreh Berisha, është një version më i zbutur në krahasim me ligjin e vitit 1995 dhe synon kufizimin e përkohshëm të ushtrimit të funksioneve publike, si dhe është në frymë të plotë me të gjitha vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat të Njeriut në lidhje me çështjet e lustracionit. Më tej, kryeministri Berisha u shpreh se ligji u miratua në këtë periudhë sepse për dy vjet me radhë është negociuar me partitë e tjera politike dhe në korrik 2008, kur mazhoranca pranoi amendamentet e paraqitura nga opozita, por që për arsye që nuk kanë të bëjnë me qeverinë, por me kryetarin e opozitës, kjo e fundit refuzoi konsensusin final. Në interesimin e bashkëbiseduesve, kreu i ekzekutivit u shpreh se respekton shtetin ligjor dhe vendimet e institucioneve shtetërore duke përfshirë dhe Gjykatën e Lartë, por vuri theksin tek nevoja e integritetit të zyrtarëve duke nënvizuar se konflikti i interesit vjen në kundërshtim me standardet etike të integritetit të zyrtarëve të lartë. Berisha u shpreh se kishte kërkuar ndihmën e ekspertëve çekë për zbatimin e këtij ligji, për shkak se ligji aktual është bazuar në modelin e ligjit çek për lustracionin.
Ky lajm është publikuar: 12/02/2009