Maqedonia në pritje të Raportit të Progresit
Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Richard Hovit, është shprehur optimist sa i përket mundësisë që këtë vit Maqedonia të marr rekomandimin për fillimin e negociatave për hyrje në Bashkimin Evropian.
“Pres përparim , negociatat duhet të fillojnë, nëse Komisioni Evropian rekomandon fillim të negociatave për dy vite me radhë, është më se e logjikshme që Maqedonia pret që të çilen bisedimet për anëtarësim”, shprehet Hovit.
Ai thotë se gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ka qëndruar në Shkup dhe personalisht është bindur në transparencën e procesit zgjedhor dhe për progresin demokratik në shtet.
Megjithatë, ai thotë se ekzistojnë sfera në të cilat edhe më tej duhet të punohet, siç janë depolitizimi e administratës politike, liria e medieve dhe lufta kundër korrupsionit.
Hovit konsideron se çështja e emrit mbetet problem themelor për fillimin e negociatave, në këtë rast duke mos sqaruar pse Bashkimi Evropian, edhe krahas të drejtës evropiane, lejon që problemi bilateral me Greqinë të ketë ndikim mbi politikën e Unionit.
Hovit shtoi se do ta përdorë të gjithë ndikimin e tij politik, por edhe ndikimin privat që të dyja palët, Maqedonia dhe Greqia, të gjejnë kompromis për këtë çështje.
Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, nga VMRO-DPMNE, pas takimit me Hovitin shpreh bindje se edhe raporti i sivjetmë i Komisionit Evropian do të jetë pozitiv.