Rruge e gjate deri ne Bruksel

Permes Diteve te Serbise ne Parlamentin Evropian Serbia do tu prezantoje parlamentareve evropiane ne Bruksel nismen e saj strategjia e Danubit.
Ditet e Serbise ne parlamentin evropian mbahen direkt para miratimit te raportit te Komisionit Evropian per perparimin e vendeve ne procesin e integrimit evropian dhe rekomandimit te mundshem per marrjen e statusit te kandidatit per anetaresim ne BE prezantimi i se ciles pritet me 12 tetor.
Miqte tane dhe ne nuk e zgjodhem rastesisht kete moment. Ky eshte nje moment i rendesishem per vendin tone. Eshte e rendesishme qe parlamenti Evropian te marre informacionin e duhur dhe imazhin e duhur te Serbise dhe jo vetem ate qe shihet per disa minuta nga pamjet televizive tha per DW zevendeskryeminsitri i Serbise Bozhidar Xhelic.
E dukshme eshte se kete vit Serbia ka bere perparim te madh si ne bashkepunim me Tribunalin e Hages ashtu edhe ne disa nga reformat me te ndjeshme sic jane reforma gjyqesore lufta kunder korrupsionit dhe miratimi i standardeve evropiane ne fushat e ligjit zgjedhor financimit te partive politike dhe punen e parlamentit kombetar. Pas takimit me komisarin per zgjerimin e BE nenkryetari i qeverise se Serbise Bozhidar Xhelic tha se statusi i kandidatit per Serbine eshte i arritshem.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zevendeskryeministri i Serbise Bozidar Xhelic
Ne teresi Republika e Serbise ka nje kandidature te forte dhe ne presim qe me 12 tetor Komisioni Evropian te rekomandoje qe ky status ti jepet vendit tone. Por ne javet qe vijne do te bejme perpjekje shtese qe opinioni te behet i tille qe te permendet edhe fillimi i bisedimeve per hyrjen e Serbise ne BE tha Xhelic.
Ndikimi i situates ne Kosove ne integrimin evropian te Serbise
Komisioneri Fyle vleresoi me kete rast perpjekjet e qeverise ne Beograd dhe rezultatet e rendesishme qe jane arritur gjate muajve te fundit ne rrugen e integrimit evropian te Serbise. Duke vleresuar arrestimin e Mlladicit dhe Haxhicit si dhe miratimin e dokumenteve te rendesishem legjislative Fyle u shpreh se Brukseli pret ne lidhje me vazhdimin e riemerimit te gjyqtareve hapjen e debatit publik mbi ligjin per kthimin e pronave luften se metejshme kunder korrupsionit ne Serbi si dhe normalizimin e marredhenieve me Kosoven. Edhe pse ne Bruksel eshte perseritur edhe nje here se njohja e Kosoves nuk eshte nje parakusht formal per procesin e integrimit evropian te Serbise eshte e qarte se marredheniet me Kosoven ne mase te madhe ndikojne ne rrugen e saj evropiane
Ne nuk duhet te bejme sikur jemi naive - situata ne terren zgjidhja e ceshtjes se pikekalimeve 1 dhe 31 dhe bllokadat e tanishme - e gjithe kjo ka rendesi te madhe ne atmosferen pozitive ne lidhje me vendin tone dhe fillimin e negociatave per anetaresim ne BE tha Xhelic ne Bruksel.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Perfaqesuesja e BE per politike te jashtme dhe siguri Ketrin Eton
Ne te njejten kohe nga zyra e perfaqesueses se larte per politike te jashtme dhe siguri ne BE Ketrin Eton u konfirmua se kane marre letren e qeverise se Serbise lidhur me zgjidhjen e situates ne veri te Kosoves por shtoi se shefja e diplomacise evropiane e ka shprehur qarte qendrimin e BE.
Euleksi dhe Kfor-i kane filluar me implementimin e marreveshjes se re doganore ne kalimet kufitare dhe kjo marreveshje ka qellim vendosjen e marredhenieve normale tregtare dhe heqjen e embargos se ndersjellte. Kjo eshte e domosdoshme per aplikimin e plote te sistemit doganor ne Kosove u shpreh zedhenesja e perfaqesueses se larte Maja Kocijani.
Ne Bruksel u njoftua se shefja e diplomacise evropiane Catherine Ashton do te takohet gjate javes se ne Nju Jork me presidentin e Serbise Boris Tadic ne kuader te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.
Autor Marin Maksimovic/Angjelina Verbica
Redaktoi Auron Dodi