E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbështetja për Bujqësinë dhe Fshatin, nuk mund të jetë indulgjencë

07-11-2012 / Nga Idriz Xhomara

3 ose 4 vite me pare kam përgatitur per botim nje shkrim te marre të marrë nga gazeta prestigjioze, “The Guardian”, shkruar nga analisti George Monbiot, me titull “Fshatarët janë të namur, si nga regjimi komunist, po ashtu dhe nga ai kapitalist...”.
Ky shkrim me është kujtuar kohet e fundi, se perse ju  besoj e dini.
Sidomos ne pragu ne fushatave elektorale, shume taborre do te vrapojme per ne fshat, tek keto “terra incognita” te fillimit te shekullit te Ri siç thoshte Migjeni. Kjo ndodh edhe ne kete kohe te pershpejtimit te paparashikuar te teknikave dhe te teknologjise qe kane mbërritur dhe ne katund. Por te gjitha këto kane gjetur atje jo fosile, por si realitet, përçmimin e fshatarit nga qytetari, shehërliu, kur dhe buke gruri nuk jepej ne dyqanet e bukes, me pergjigjen azer xhevap, “Ju fshatarët (qe prodhonin buken)  nuk e keni emrin ne listë. Nëse do te ishte tejkaluar, nuk do te rikthehemi,  por çfare ndodh: Kur troket dera nga shitesi i qumështit, ai qe zinte  rradhen me gure e me shishe ne oren 3 te mengjezit, i shprazet katundarit: Pse ju katundaret i keni kaq shtrenjte?.
Çfare thote “shoku Zylo”? Do te pesëfishoje buxhetin per bujqesine. Uroj te dhjetefishohet. Por nuk  ka ndodhur dhe nuk do te ndodhi mbasi para bujqesise e kane rradhen inffrastruktura, spitalet, arsimi, emergjenca etj, etj.
Do te rikonstruktojme sistemin ujites! Inshallah!
Si vend mesdhetar nuk ka input me te ndjeshem per te cilen ka ndjeshmeri fshatari. Ky tregues as nuk mund te mesatarizohet. Për fshatarin, fermerin qe nuk ka aksesin e ujitjes, nuk i intereson kur i thua se ne kemi ujitur apo te ujisim 70 apo 80 % te siperfaqes. Shume alternativa te financuara nga Banka Boterore dhe institucione te tjera pa përfshire dhe ato bilaterale nuk kane funksionuar, per te mos thene kane deshtuar.
Ekziston nje tendence e madhe e fshatarit per shpimet nentokesore, qe ai te kete autonomi, te mos te jete i varuar nga skemat e medha apo te vogla te ujitjes.
Kjo ka kosto te madhe jo vetem ne shpim por dhe ne shfrytezim. Rezervat e ujit nentokesor, e akuifereve qe konsiderohet si Banka me e vjeter e Kursimit (e Ujit) qe ka moshen e planetit, ekziston  ne vendin tone. Pellgu ujembledhes i Shqiperise eshte mbi 40 000 km2 nga 28 000 km2 qe eshte siperfaqja politike e vendit. Nje pjese e kesaj rezerve ujore qe mbrrin te ne depozitohet dhe te keto banka qe përmendëm me siper.
Aq me  teper qe ekzistojne teknika dhe mundësi per rimbushje, furnizimin e ketyre akufereve gjate dimrit.
Vetëm subvencionet per naften, qe eshte nje fushe tejet e pakontrolluar, do te kishte kontribuar sado pak ne kete sektor (nuk pretendohet se e  mbulon, por direkt i adresohet fermerit te interesuar).
Nuk eshte reference dhe as kriter per alokimin e buxhetit, GDP-ja qe lidhet me bujqesine.
Mjafton te marrim nje shembull, ne Izrael, qe eshte i pakonkurrueshem ne tregun e prodhimin bujqesor, GDP- eshte me pak es 2.6 %. Kuptohet edhe ne vendin tone ndërsa prodhimi bujqesor do te rritet, pesha relative do te ulet. Fermeri pergjithesisht nuk ka shume nevoje per keshilla mjekesore, por duke patur aksesin e tregut ne saj te permiresimit te infrastruktures, pa patur Phd,  mastera, FullBright, pa marre pjese ne seminaret ne Sheraton, (mbasi nuk  di te perdori kufjet e perkthimeve simultane), do t’i ketë materializuar kerkesat e Ligjit te Avantazhit te Krahasuar.
Kushdo qe ka kenduar romanin e Balzakut “Fshatarët”, pjesë e “Komedisë Njerëzore”, nuk mund te mos i kete mbetur ne mendje përgjigja për thënien apo për aludimin e Karl Marksit, për idiotizmin e jetës fshatare.
Dhe përgjigja ndaj tij është shumë e qartë dhe e prerë: Ehu, ne fshatarët jemi aq hajvanë, sa më në fund arrijmë të kuptojmë dhe kafshët.
Më qartë nuk ka se si thuhet!
E përfundojme me nje tablo te piktorit, shume te njohur, Kel Kodhelit, me një diçiturë te padeshifrueshme

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›