Mbeshtetje maturanteve te sapodiplomuar

Maturantët e Institutit “Harry Fultz” kurorëzuan 5 vite studimi duke hedhur hapin drejt rrugës së madhe të jetës. Këta të rinj janë e ardhmja e Shqipërisë që sipas zëvendësministres së arsimit, Nora Malaj do të realizojnë edhe sfidat me të vështira duke i siguruar një të ardhme premtuese vendit tonë.
Rreth 180 maturantët e sapo diplomuar do të kenë partnerë dhe mbështetës kryesor Bashkinë e Tiranës në mënyrë që ata t’i investojnë dijet e tyre në Shqipëri dhe në Tiranë u shpreh nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku e cila përcolli dhe përshëndetjet e qytetarit të parë të Tiranës.
Ndërsa ish-nxënësi i kësaj shkolle Gerti Bogdani përveç urimeve përcolli dhe një mesazh, moton e vetë institutit “Harry Fultz”.
Jo vetëm këta maturantë por për të gjithë ata që viti 2012 shënon fundin e viteve të gjimnazit, mbyllet një cikël për të nisur një etapë tjetër të jetës pasi kanë marrë lëndën bazë për të bërë zgjedhjet e tyre në jetë.