Deklarata/Kushner: Për Bosnjën e Kosovën do mendohemi, pasi nuk duam një Qipro të re në BE

Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës për të hyrë në Bashkimin Evropian. Në takimin e zhvilluar në Kanada mes ministrave të Jashtëm, ai ka theksuar se Bashkimi Europian duhet të jetë më i qartë në lidhje me statusin që do të kenë këto vende në të ardhmen. "Nuk duam të përsëritet Qiproja, respektivisht në BE të pranohet një vend i ndarë", ka thënë Kushner. Deklarata e ministrit francez është publikuar nga mediat e Bosnjë Hercegovinës.
...