Komisioneri i Zgjerimit, Fyle: Po përgatisim opinionin për statusin e Shqipërisë, duhen përshpejtuar reformat

Në prag të liberalizimit të vizave, Edvini lan duart si Ponc Pilati për protestat që synojnë bllokimin e këtij vendimi teknik
Stabiliteti politik në vend është një faktor kyc për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Komisioneri për Zgjerim në BE Stefan Fule në një intervistë për portalin web ‘Euractiv.com’ një media kushtuar zhvillimeve ne BE, bën thirrje për zgjidhjen e ngërçit dhe forcimin e mëtejshëm të demokracisë. “Mesazhi im për Tiranën ishte shumë i qartë. Fillimisht shpreha vlerësimin tim për progresin e vendit. Shqipëria është bërë një vend anëtar i NATO dhe Këshilli Europian i ka kërkuar Komisionit të përgatisë një opinion për vendin. Por gjithashtu theksova rëndësinë e kritereve politike. Unë shpreha shqetësim për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe mungesën e dialogut politik në parlament. Theksova gjithashtu rëndësinë e këtij dialogu pasi ligjet miratohen në parlament dhe nuk mund të bëhen reforma nëse nuk ekziston legjislacioni i duhur. është në dorë të shqiptarëve dhe unë shpresoj shumë që ata të bëjnë progres dhe të tregojnë se kanë një demokraci të pjekur” tha Fule. Komisioneri vlerësoi më tej progresin e Shqipërisë në 20 vitet e fundit. Ai theksoi se edhe pse Këshilli i Europës ka kërkuar nga Komisioni përgatitjen e një opinioni, Tirana zyrtare ka ende shumë për të bërë për realizimin e synimit të saj për anetaresimin në BE.
Rama letër Fyles, bën sikur do heqjen e vizave, por s’dëshmon se do heqë dorw nga protestat
Kryetari i Partisë Socialiste i ka shkruar një letër komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Europian, Shtefan Fyle. Që në rreshtat e parë kryesocialisti uron që së shpejti Shqipëria të marrë liberalizimin e vizave si një moment i shumëpritur për të gjithë shqiptaret, edhe pse harron tw shpjegojw se pse po e organizon turin e ri tw protestave, i cili mund tw bllokojw marrjen e kwtij vendimi teknik. Me tek zoti Rama i shpreh shqetesimin zotit Fyle për rëndimin e mëtejshëm të situatës mes të dyja palëve si pasojë e ngritjes së njëanshme të komisionit hetimor. “Zgjidhja ne fjale jo vetem nuk mundeson hetimin e plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve te shkuara permes nje komisioni parlamentar , por e pengon forcerisht ushtrimin e plote te kontrrollit kushtetues te parlamentit mbi shkallen e zbatimit te ligjit gjate procesit te fundit zgjedhor. Ashtu sic pengon ne kete menyre edhe realizimin e transparences se plote, duke perfshire kutite zgjedhore , ku fshihet fenomeni jashtezakonisht shqetesues i tjetersimit te vullnetit te zgjedhesve shqiptare fale nje mekanizmi korrupsioni qe duhet cmontuar me cdo kusht”, shkruan Rama. Zoti Rama thekson gjate letres, se Partia Socialiste permes transparences nuk kerkon ndryshimin e rezultatit te zgjedhjeve por te mos lejoje qe zgjedhjet e ardhshme te kushtezohen nga ky mekanizem korrupsioni, i cili sipas kryesocialistit duket edhe ne te vetmen kuti te hapur ate te fshatit Ruzhdie.
Topi: Jam optimist për kapërcimin e ngërçit politik
Presidenti Bamir Topi, në takimin me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë Nikolaos Chountis, është shprehur optimist për gjetjen e zgjidhjes dhe kapërcimin e ngërçit politik në vend. Zyra e shtypi e Presidencës njofton se kreu i shtetit ka theksuar rëndësinë që ka rivendosja e dialogut politik mes palëve, për ti shërbyer procesit të integrimit të vendit. Eurodeputeti Chountis, pasi ka vlerësuar rolin moderues dhe objektiv të Presidentit Topi për rifillimin e dialogut politik dhe zgjidhjen e ngërçit politik në vend, theksoi rëndësinë që ka qëndrueshmëria politike në përmbushjen e kritereve integruese të Shqipërisë. Në këtë linjë, Presidenti Topi, është ndalur në vendimet e rëndësishme për vendin tonë që do të merren nga vendet e Bashkimit Europian, për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe ai i përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave. Kreu i Shtetit ka njohur raporterin e PE-së me angazhimin për përfundimin e dorëzimin në kohë të pyetësorit të BE-së, duke shprehur bindjen se të gjitha vendet e rajonit të Ballkanik do të bëhen pjesë së shpejti e Bashkimit Evropian. Gjatë bisedës, Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Nikolaos Chountis, ka vlerësuar përpjekjet e mëdha të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Ai ka shprehur besimin e plotë se vendi ynë do të përmbushë me sukses të gjitha detyrimet për të qenë pjesë edhe zyrtarisht e familjes evropiane.
...