E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbesin dallimet mes NATO-s dhe Rusisë

Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 13:27

Në takimin e nivelit të lartë të Rusisë nëntorin e kaluar, u duk sikur të dyja palët do të afroheshin me njëra-tjetrën. Në takimin e Sochit, të Këshillit NATO-Rusi u bë e qartë se dallimet vazhdojnë të jenë të pandryshuara.

Patëm një dialog konstruktiv, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Ai është optimist që edhe për çështjet, ku vazhdojnë të ekzistojnë dallime, do të gjendet zgjidhje.

"Nga njëra anë ne kemi lënë pas një rrugë të gjatë, nga Lisbona në Sochi. Dhe mund ta vështrojmë me optimizëm të madh rrugën para nesh. Shumë fjalë i kemi kthyer në vepra. Dhe kemi ende shumë për të bërë", theksoi Rasmussen.

Që në fillim u bë e qartë se nuk do të bihej dakord brenda natës për një sistem të përbashkët të mbrojtjes raketore.

"Shpresa ime është që të takohemi në më pak se një vit, në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Chicago dhe që deri atëherë të kemi rënë dakord për një sistem të mbrojtjes raketore, i cili do ta bëjë më efektiv mbrojtjen e territorit të NATO-s dhe të Rusisë", shtoi Rasmussen.

NATO po vazhdon ta refuzojë propozimin e Rusisë, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›