E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne banese nga shperthimi i 2 bombolave

SHKODER - Nje banese u perfshi nga zjarri dje ne fshatin Plezhe, te komunes Bushat, rreth 25 km larg Shkodres, si pasoje e shperthimit te dy bombolave te gazit. Zjarri ka shkaktuar vetem deme materiale. Pergjegjesi i sektorit te zjarrfikesve te prefektures se Shkodres, Ilir Kopliku, tha se "zjarri ra ne banesen e shtetasit Gjeke Kopsari, si shkak i keqperdorimit te dy bombolave te gazit, te cilat u gjeten brenda dhomave te baneses te shperthyera". Ai nenvizoi se fatmiresisht njerezit kane mundur te dalin nga banesa ne momentin e renies se zjarrit, nderkohe qe ka pasur vetem deme materiale. Sipas tij, forcat zjarrfikese mberriten shume shpejt ne vendngjarje, duke bere te mundur shuarjen e zjarrit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›