E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimoret, 200 milione leke me shume ne arke

V LORE - Per 4 muajt e pare te ketij viti, Dega e Tatim-Taksave e Rrethit te Vlores, arketoi 200 milione leke me shume, krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2007. Kryetari i kesaj dege, Genti Hamzaraj, tha,se e shprehur ne perqindje, niveli i te ardhurave per periudhen ne fjale, u rrit me 30 per qind me shume, se realizimi faktik i kater mujorit te pare te vitit te kaluar. Sipas tij, konkretizimi i ketyre treguesve, eshte rrjedhoje e forcimit te kontrollit dhe zgjerimit te gjeografise se subjekteve te regjistruara prane deges se tatim-taksave. Hamzaraj sqaroi se, aktualisht, prane kesaj dege figurojne te regjistruara 1050 subjekte te kategorise se biznesit te madh, numri i te cilave pritet te shtohet edhe me tej, pas procesit te verifikimit te disa bizneseve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›