Banesat e shkaterruara, ngrihen grupe inspektimi
Shtabi i emergjences nis llogaritjen e demeve financiare pas shperthimit te fabrikes se shkaterrimit te municioneve luftarake ne fshatin Gerdec, te Vores. Sipas te dhenave nga ky shtab, diten e djeshme jane ngritur 10 grupe inspektimi per te verifikuar ne terren gjendjen e banesave te demtuara. Keto grupe kane arritur te kontrollojne dhe te nxjerrin demet perkatese per rreth 300 banesa, te cilat jane te shkaterruara totalisht. Bashkia e Vores, beri te ditur dje se banoret duhet te paraqiten prane saj per te plotesuar formularet per te gjithe mallin qe kane pasur ne banesat e tyre qe jane shkaterruar. Kjo, sipas tyre, do te beje te mundur qe pas perfundimit te procesit te verifikimit te llogaritet fatura e sakte financiare qe do te nevojitet per rindertimin e ketyre banesave. Se bashku me keto grupe inspektimi kane qene edhe specialiste te Agjencise se Legalizimit dhe Urbanizimit te Zonave, pasi keta te fundit disponojne edhe mjetet e duhura per te llogaritur edhe kostot e ndertimeve te shembura. Nderkohe, duke shfrytezuar edhe formularet e vetedeklarimeve per ndertesat e futura ne proces legalizimi, do te behet e mundur edhe evidentimi i pronareve te tyre, per te vijuar me pas pjesen tjeter te procesit. Nderkohe, gjate dites se sotme pritet qe ky proces te vijoje edhe ne fshatrat e tjere, te cilet kane pesuar deme nga shperthimi i para kater diteve.