E Shtunë, 31 Tetor 2026

Municionet, ku jane "fucite e barotit"

Ne Shqiperi ndodhen ende 26 pika te grumbullimit te municioneve te vjetra ushtarake, raketave dhe eksploziveve. Tragjedia e Gerdecit ka risjelle ne vemendjen e banoreve te ketyre zonave rrezikun, me te cilin po bashkejetojne prej vitesh.
Gramsh
Kryetari i komunes Pishaj, ne nenprefekturen e Gramshit, Asim Cekrezi, tha dje se keshilli i kesaj komune do t'i kerkoje Ministrise se Mbrojtjes dhe Qeverise shqiptare mbylljen e aktivitetit te uzines se Cekinit. Sipas tij, ne kete uzine ka kohe qe vazhdon projekti per shkaterrimin e armeve dhe municionit dhe ky proces eshte kthyer ne shqetesim te madh per banoret e fshatit dhe krejt zones. "Uzina ka kohe qe merret me shkaterrimin e armeve dhe municionit. Eksplozionet jane kthyer ne shqetesim te frikshem per banoret e fshatit Cekin, i cili ndodhet fare prane uzines". Cekrezi tregon se ne kete fshat banojne 850 banore, por rreth e rreth ka edhe fshatra te tjere dhe ne distance jo te larget ndodhet edhe qyteti i Gramshit.
Lozhan
Tragjedia e 15 marsit ne Gerdec, ka shkaktuar alarm e frike edhe te banore te zones se Korces, ku jane te pranishme depo municionesh. Ne fshatrat Voskopoje dhe Lozhan te ketij rrethi, jane disa depo me municione, sasia e te cilave mesohet se arrin ne rreth 5 mije tone. Ndersa ne fshatin Voskopoje, depot me municion qe arrijne ne rreth 1 mije tone, jane disi larg fshatit dhe nuk perbejne ndonje rrezik te madh, ne rast te ndonje shperthimi, frika ndihet me shume ne fshatin Lozhan. Kryetari i kesaj komune, Bujar Selianji, thote se depot me municion luftarak jane afro 200 metra nga qendra e komunes. Sipas te dhenave, depot ushtarake prane fshatit Lozhan kane qene ato nga ku jane transportuar se fundi materiale luftarake per ne Gerdec. Mesohet se te pakten 600 tone municione jane nisur dy jave me pare ne drejtim te kryeqytetit.
Mjekesi
Uzina e Mjekesit ishte gjiganti me i madh i prodhimit te municionit luftarak ne kohen e diktatures. Nderkohe qe, pas ngjarjes tragjike ne Gerdec, drejtuesit e uzines kane perforcuar masat e kontrollit dhe te sigurise. Te magazinuara jane qindra ton municione e lende kimike, qe perbejne rrezikshmeri edhe per shkak te gjendjes se tyre te amortizuar. Pjesa me e madhe e objekteve eshte e ndertuar nen toke me synimin e fshehjes se sekretit ushtarak. Ne vitet '90-'97 uzina rrezikoi te mbyllej. Ne ngjarjet e vitit 1997 u sulmua e para, kurse plackitja dhe vjedhja demtuan rende skemen teknologjike. Ne vitin 1998, riorganizohet dhe nis te pershtatet per nevoja civile.
Grize
Banoret e fshatit Grize jane alarmuar nga ngjarja e Gerdecit. Ne depot qe ruhen prej ushtrise ndodhen 42 mije tone tritol dhe mijera tone municione luftarake. Nje shperthim i mundshem, sipas eksperteve, rrezikon shkaterrimin jo vetem te Myzeqese, por gjysmen e Shqiperise. Nje muaj me pare, dhjete makina te ngarkuara me municion shkuan per shkarkim drejt Gerdecit, sipas banoreve te zones. "Pas viteve '90-te shume stalla, qe dikur sherbenin per te rritur pulat, u kaluan nen juridiksionin e Ministrise se Mbrojtjes, duke u kthyer ne depo per magazinimin e municioneve luftarake", pohuan disa ushtare te ketij reparti.
F. Salliu/G. Ashimi/Xh. Beharaj

26
Pika te grumbullimit te municioneve te vjetra ushtarake, raketave dhe eksploziveve ndodhen ende ne Shqiperi.
850
Banore jetojne ne fshatin Cekin, prane te cilit ndodhen magazinat me arsenalin ushtarak qe mbahet prej vitesh.
42
Mije tone tritol dhe mijera tone municione ndodhen fshatin Grize. Shperthimi mund te shfarose Myzeqene.
5
Mije tone municione ndodhen ne magazinat e fshatrave Lozhan dhe Voskopoje, fare prane fshatit Lozhan.

Shperthimi i mundshem shfaros Myzeqene
I pyetur nga gazeta se ne rast shperthimi cfare pasojash mund te kete, oficeri i rojes ne repartin e fshatit Grize, Fejzi Mece, pohon prere e qarte: "Nuk behet fjale per shkaterrimin e Fierit, apo Patosit, qe jane afer, por zhduket gjysma e Shqiperise". Sipas tij, municioni i ruajtur ne keto depo eshte i sigurt, pasi per 24 ore depot e rrethuara me tela me gjemba ruhen me sherbim te rregullt ushtarak. Mesohet se nje pjese e predhave jane shperthyer ne bregdetin e Semanit, kurse depot jane vizituar edhe nga nje grup specialistesh amerikane, vitin e kaluar.

Tragjedia e Gerdecit ka risjelle ne vemendjen e banoreve te ketyre zonave rrezikun me te cilin po bashkejetojne prej vitesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›