E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një raketë qëllon Jordaninë

Zyrtarët e sigurisë së Jordanisë kanë theksuar se një raketë e tipit Grad, e ka goditur qytetin port Aqaba, duke plagosur pesë vetë.

Ministria e brendshme e Jordanisë tha se hetimet kanë treguar se raketa ishte lansuar nga Sinai në Egjipt.

Zyrtarët e Izraelit theksuan se raketat kanë qëlluar edhe qytetin bregdetar izraelit, Eilat, afro 10 kilometra nga Aqaba.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për të plagosur në Eilat.

Zyrtarët izraelitë theksuan gjithashtu se raketat janë shkrepur nga Sinai i Egjiptit, një hapësirë ku militantët islamistë kanë operuar në të kaluarën.

Por zyrtarët e sigurisë së Egjiptit i kanë hedhur poshtë pretendimet se raketat janë shkrepur nga territori i Egjiptit.

Në anë tjetër, një shpërthim i madh ka rrafshuar shtëpinë e një prej komandantëve kryesor të Hamasit në Gazë.

Burimet palestineze raportojnë se shpërthimi ishte rezultat i sulmeve ajrore izraelite.

Të njëjtat burime njoftojnë se së paku 17 persona kanë kërkuar ndihmë spitalore dhe ka informacione të pakonfirmuara për dy të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›