Mbetet në burg polici që vrau kushëririn
KRUJË Mbetet në burg polici i Krujës, Llesh Krosi, së bashku me të vëllain e tij Anton Krosi. Hetimet kanë treguar se organizimi i vrasjes është bërë nga dy vëllezërit, ditën e shtunë, ku mbeti i vdekur pas një atentati kushëriri i tyre Viktor Krosi në prezencë të birit. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës, mësohet se ka qenë arma e policit që është shkrehur ndaj Viktor Krosit dhe për pasojë edhe efektivi i policisë e ka pranuar akuzën. Ndërsa ka shtuar se ai kishte dalë për t’u sqaruar me kushëririn e tij, por situata kishte degjeneruar e më pas ai nuk ishte përmbajtur duke qëlluar djalin e djalit të xhaxhit të tij, Viktor Krosin. Sipas të njëjtave burimeve, mësohet se nesër (sot) pritet që dy të arrestuarit tashmë Llesh Krosi dhe Anton Krosi të njihen edhe me akuzën zyrtare ndaj tyre, ku pritet të merret edhe masa e arrestit, ndaj tyre.