E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-dhëndri rreh vjehrrën 79-vjeçare

Korçë Dy gra të moshuara kanë rënë pre e dhunës, njëra në gjendje kome në spitalin ushtarak të Tiranës, nis hetimi për autorët meshkuj. Policia e Korçës njofton zyrtarisht se në 24 orët e fundit ka regjistruar dy raste të ndryshme ku të dëmtuarat janë gra të një moshe të madhe, teksa në një rast, për fat të keq, gruaja e moshës 79-vjeçare po lufton për jetë a vdekje. Rasti i parë është regjistruar në Korçë, në lagjen 6 të këtij qyteti. Ish-dhëndri i dehur ka shkuar në shtëpinë e vjehrrës së tij deri pak kohë më parë, duke u konfliktuar me këtë të fundit, pasi nuk ka gjetur në shtëpi ish-gruan e tij. Por nuk ka përfunduar me kaq, pasi 31-vjeçari Edmond Jonuzi përveçse ka dhunuar shtëpinë e vjehrrës së vet 70-vjeçare, e ka goditur atë disa herë pas sherrit që ka shkaktuar në shtëpinë e kësaj të fundit. Duke iu referuar të njëjtave burime, mësohet se pas denoncimit të të moshuarës për dhunën ndaj saj nga ish-dhëndri, për shtetasin Edmond Jonuzi ka nisur procedimi penal, teksa ai akuzohet për dhunim të banesës dhe të vetë të moshuarës, e zonja e shtëpisë. I riu është ndaluar nga blutë dhe pasi ka dhënë shpjegimet e tij për ngjarjen, do t’i nënshtrohet ndjekjes penale. Po ndërkaq në fshatin Gjonomadh të rrethit të Korçës është regjistruar një tjetër rast dhune, që është shoqëruar me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të 79-vjeçares G.C., e cila ka rënë pre e dhunës. Duke iu referuar të njëjtave burime, mësohet se 55-vjeçari Miço Bardhollari, banor i fshatit Gjonomadh, është autor i ngjarjes. I lartpërmenduri ka goditur gruan e moshuar 79-vjeçare pas një debati me këtë të fundit për motive krejt banale. Keqtrajtimi i gruas që e ka sharë burrin pas një konflikti për një arë në të cilën janë fqinj, ka qenë gati barabar. Plagët që ajo ka marrë kanë çuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të të moshuarës. Gruaja fillimisht ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës.

I.V.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›