E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen projekte per prodhimin e mbushjeve te vogla berthamore

ZYRIH - Disa projekte jane zbuluara ne Zvicer dhe ato parashikojne prodhimin e mbushjeve te vogla berthamore, mjaft te sofistikuara per pajisjen e raketave iraniane dhe koreano-veriore. Kete e konfirmoi dje nje ekspert amerikan, i cituar nga shtypi zviceran. ''Hetuesit zvicerane kane zbuluar disa projekte qe parashikojne ndertimin e mbushjeve te vogla berthamore'', njoftoi drejtori i Institutit per Shkencen dhe Sigurine Nderkombetare (ISIS) ne Uashington, David Albright. ''Keto mbushje jane kaq te vogla, sa mund te sherbejne per pajisjen e raketave me rreze te vogel dhe me rreze te mesme veprimi'', nenvizoi Albright, i cili ka punuar per Agjencine Nderkombetare te Energjise Berthamore (AIEA), ne vitet 1992-1997.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›