E Diel, 1 Nëntor 2026

Zogaj Qeveria la ne harrese ikjen e Kadarese ne tetor 90

/ /

20 vjet me pare ka ndodhur nje ngjarje shume e vecante dhe e rendesishme per demokracine ne Shqiperi dhe prandaj opozita e bashkuar kerkon qe ta evokoje kete ngjarje per rendesine qe ajo ka pasur. Shkrimtari i shquar Ismail Kadare deklaroi nga Parisi largimin e tij nga Shqiperia. Pikerisht pra ne kete kohe pezull te mbushur me zhgenjime Ismail Kadare mori vendimin historik duke deklaruar boterisht distancimin e tij nga parodia dhe iluzionet e demokracise ne Shqiperi u shpreh Zogaj.
Duke e cilesuar vendimin e Kadarese si akt politik te guximshem Zogaj ne emer te opozites se bashkuar kerkoi qe institucionet qeveritare te mos lene ne harrese ngjarje te kesaj rendesie. Ikja e Kadarese ne tetor te vitit 1990 ishte nje akt politik dhe intelektual i guximshem me efekte pozitive te jashtezakonshme per kursin qe moren zhvillimet demokratike te kohes. Nderkaq gjejme rastin te shprehim serish mirenjohjen tone per shkrimtarin Ismail Kadare sikurse dhe te apelojme kunder amnezise kunder harreses se ngjarjeve te kesaj rendesie nga institucione qeveritare dhe shteterore qe kane edhe detyrimin ti sjellin ne vemendjen e publikut u shpreh Zogaj. Sipas tij ne sot e kujtojme ikjen e Kadarese si nje prej ngjarjeve pararendese me te vecanta dhe me te rendesishme qe paralajmeruan dhe pergatiten Levizjen historike te Dhjetorit 1990. Ikja e tij ekspozoi me qarte se kurre mashtrimin dhe kotesine e ndryshimeve per ndryshime te regjimit te kohes ikja e tij ndezi mendjet dhe shpirtrat e rinise dhe jo vetem te rinise per nje bote te re te lirive dhe te drejtave universale ikja e tij pershpejtoi fillimin e levizjes demokratike studentore dhe mbare popullore. Ne te vertete ikja e Kadarese rezultoi te ishte fillimi i numerimit mbrapsht per diktaturen shqiptare u shpreh zedhenesi i opozites se bashkuar.
Sipas tij largimi dhe deklarata e Kadarese ne ate kohe ishte nje platforme politike qe po percaktonte te ardhmen e vendit. Pikerisht ne kete kohe pezull te mbushur me zhgenjime Ismail Kadare mori vendimin e tij historik duke deklaruar boterisht distancimin e tij nga parodia dhe iluzionet e demokracise ne Shqiperi. Deklarata e tij e paharrueshme e largimit ishte jo vetem njoftimi i nje akti por edhe dokumenti i nje platforme lucide per te ardhmen demokratike te Shqiperise se re dhe Kosoves se re. Me zerin e intelektualit te vet me te njohur kombi shqiptar i njoftoi mbare botes aspiratat e veta per liri demokraci te drejta njerezore politike dhe kombetare u shpreh Zogaj.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›