E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetjet, Inpektoriati i Mjedisit vendos gjoba në disa qarqe të vendit

Inspektoriati mjedisor ndëshkon pushtetin lokal për plehrat. 41 bashki dhe komuna janë proceduar me gjoba nga nga 500.000 lekë deri në 1 milion lekë pasi nuk kanë pastuar territoret e tyre. Nga këto 41 njësi vendore, pjesa më e madhe drejtohen nga të majtët. Për qarkun e Tiranës, penalizmiet me shifrën më të lartë, pra me 1 milion lekë janë për Komunën Ndroq, për komunën Kërrabë, dhe për Kamzën.

Ndërsa në qarkun e Korçës duke filluar nga Bashkia e këtij qytetit dhe komunat do t`u vjelë përmbarimi 1 milion lekë gjobë për secilën njësi. Ndërsa me 500.000 janë gjobitur qarqet Gjirokastër, Vlorë, Shkodër dhe Berat. Ilir Bala Kryeinspektor në Ministrinë e Mjedist thotë se fletëgjoba u ka shkuar drejtuese të komunave dhe bashkive të cilët i detyrohen ligjit t`i paguajnë ato.
 

Autoritetet e Ministrisë së Mjedisit bënë të ditur se do të vazhdojnë kontrollet dhe penalizimet në të gjithë territorin e vendit për të gjobitur çdo drejtues të njësive vendore që nuk pastrojnë ose nuk mirëmbajnë venddepoziat per mbetjet sipas ligjit të miratuar në shtator të 2011.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›