Komisioni i ekonomisë “ok” ndryshimeve për sigurimet shoqërore

Tashmë të gjithë punëdhënësit do të deklarojnë on-line listë-pagesën e punonjësve. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi me konsensus ndryshimet në ligjin e sigurimeve duke pasur si synim uljen e numrit të personave që punojnë në të zezë. Arjana Dyrmishi drejtoreshë në ministrinë e financave deklaron se për herë të parë krijohet një arkivë elektronike për sigurimet shoqërore.
Deklarimi elektronik minimizon informalitetin në këtë fushë. Ky projekt ka si qëllim rregullimin dhe bashkërendimin e bazës ligjore për deklarimin elektronik të të dhënave të listë-pagesës nga ana e tatimpaguesve.