E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rënie e treguesit të shitjeve

 “Treguesi i fitimit për të njëjtën periudhë dhe për të njëjtin grup industrish vlerësohet në ulje të qartë krahësimisht vitit 2010 dhe mjaft të ndjeshëm krahësimisht viteve 2008-09”, thuhet në reagim.

Konfindustria vlerëson se shkaqet kryesore të rënies së treguesit të shitjeve për grupet kryesore të industrive të analizuara janë: - ulja e likuiditetit në ekonomi shoqëruar me - rënien e besimit konsumator si dhe - rënien e remitancave nga jashtë. Rënia e treguesit të fitimit shpjegohet përveç - rënies se volumit të shitjeve, që shkakton rritje të kostove bazë të prodhimit dhe njëkohësisht nga rritja e konsiderueshme e - çmimeve të lendëve të para bazë si karburantët, drithërat, mishi, energjia elektrike në tregjet kryesore botërore dhe në vend. Ndikim të ndjeshëm në uljen e treguesit të fitimit ka dhënë -zhvleftësimi i konsiderueshëm i monedhës kombëtare Lek kundrejt Dollarit amerikan.

“Niveli relativisht i ulët i jetës së qytetarëve shqiptare përcakton nivelin e konsumit të mallrave dhe shërbimeve bazike më të domosdoshme të jetesës dhe çdo rënie e mëtejshme e treguesit të shitjeve dhe treguesit të fitimit do të prekte ndjeshëm deri në falimentim para së gjithash industritë prodhuese vendore, duke rrezikuar hyrjen e ekonomisë në një cikël të mbyllur negativ me pasoja të rënda në qëndrueshmërinë makroekonomike të vendit, papunësisë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare”, thuhet në deklaratë. 

Konfindustria me qëllim zbutjen e pasojave të mësipërme të rënda për industritë dhe mirëqenien e qytetarëve i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të vazhdojë politikën monetare nëpërmjet uljes së normës bazë së interesit të sotëm prej 4.75% për të bërë të mundur  shtimin të likuiditetit në ekonomi. Politikën monetare nxitëse e mbështesin vlerësimet, që vinë nga: - paralajmërimi për një ulje të shpejtë të përsëritur të normës së interesit për Euro-n nga Banka Qendrore Evropiane, - shtimi i ndjeshëm i depozitave të qytetarëve shqiptare, - qëndrueshmëria e Leku-t kundrejt monedhës evropiane EURO si dhe - norma e inflacionit vjetor brenda parashikimeve.

                                                                                             2012-01-23 08:46
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›