Pas 10 vitesh bie kulla e fundit anes lumit te Lanes
Permbyllet keshtu rehabilitimi i kesaj pjese te kryeqytetit e cila deri ne vitin 2001 gelonte nga kioskat dhe ndertimet pa leje. E vetmja godine e paprekur qe kishte mbetur si relike nga ato vite ishte ajo ne afersi te zones se njohur si Nisharaku ne krahun e djathte te lumit. Ne gjithe kete hark kohor eshte tentuar disa here prishja e saj por pa asnje rezultat. Shkak per kete nuk ka qene ndonje konflikt pronesie por nje tjeter plage me e madhe sociale qe e vuajne sot dhjetera familje ne vendin tone. Tre prej tyre ishin edhe familjet nga Kurbini te cilat per ti shpetuar gjakmarrjes ishin ngujuar pikerisht ne kete ndertese jo fort larg qendres se Tiranes. Keto familje gjate gjithe aksioneve te ndermarra nga Bashkia e Tiranes nuk kane pranuar te leviznin qe aty pasi kishin jeten ne rrezik. Kjo ka qene dhe arsyeja pse ndertesa nuk eshte prekur. Pas nje kalvari te gjate perpjekjesh bashkia u ka ardhur ne ndihme duke ju ofruar nje zgjidhje tjeter. Familjeve u eshte mundesuar sipas zgjedhjes se tyre kredi e subvencionuar duke zgjidhur keshtu problemin e strehimit te tyre. Kredia u mundesua qe ne korrik te ketij viti. Ky ishte objekti i fundit pa leje ne Lane dhe prishja e tij do te realizoje rikthimin ne hapesire te gjelber te kesaj pjese te mbetur sqaroi Zyra e Marredhenieve me Publikun ne bashki. Nderkaq nga sa beri me dije kreu i Policise Bashkiake ne kryeqytet Zyhdi Dajti aksioni i nisur dje do te vijoje edhe sot derisa ndertesa disakateshe te prishet perfundimisht. Puna u koordinua ne bashkepunim me Inspektoratin Ndertimor dhe aksioni ishte planifikuar me pare pas zhvendosjes se familjeve qe ishin ngujuar aty tha Dajti. Sipas tij gjithcka ne kuader te punes se perditshme qe kryen Policia Bashkiake. Aksionet do te vazhdojne per cdo ndertim pa leje ne kryeqytet ku ne kemi rolin te veme ne zbatim vendimet per prishjen ne funksion te zbatimit te ligjit tha Dajti. Tashme zona pergjate Lanes mund te quhet krejtesisht e rehabilituar.
Zirina Llambro