E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokimi i reformave reagon sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama

Integrimi në BE dhe detyrat e klasës së politike përkundrejt këtij procesi ishin në qendër të konferencës për shtyp të sekretarit të përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama. Gjatë komunikimit të tij me mediat, përfaqësuesi i LSI-së kërkoi nga palët politike që të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre me qëllim realizimin e të gjitha detyrimeve nga Bashkimit Europian. Kështu, nisur nga zhvillimet më të fundit në skenën politike, Rama nuk kurseu kritikat ndaj sektareve bllokuese të lidershipit socialist. “Është i pakuptimtë dhe absurd qëndrimi i lidershipit socialist për të krijuar barriera artificiale përballë një procesi që është detyrim kombëtar. Nëse vijohet me vënien në punë të këtij  eksperimenti,  për ta bllokuarpuikërisht procesin e integrimit, kjo e shfaq lidershipin socialist përgjegjës përpara opinionit publik.  Duhet të kuptohet qartë se politika bllokuese e Ramës dëmton vendin” përfaqësuesi i lartë i LSI-së. Në vlerësimin e tij, bashkëpunimi parlamentar është e vetmja rrugë, që duhet të ecin të gjithë faktorët politike dhe të demostrojnë se dinë të ecin në interes të popullit shqiptar. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›