E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 1 milion vetë kaluan kufirin me Shqipërinë në Vërmicë

Këto shifra raportohen sot në median kosovare, që i referohet zyrtarëve policorë në pikën kufitare të Vërmicës, mes Prizrenit dhe Kukësit. Sipas saj, drejt bregdetit shqiptar për pushime kanë kaluar edhe qytetarë nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Media kosovare gjatë kësaj vere vazhdimisht ka raportuar për efektet pozitive të autostradës shqiptare drejt Durrësit, duke theksuar se pikëkalimi kufitar më i frekuentuar është ai Vërmicës.

Sipas një studimi të kolegjit universitar “Pjetër Budi”në Kosovë, në këtë verë 70 për qind e qytetarëve që kanë qenë ose planifikojnë të shkojnë në pushime, preferojnë bregdetin shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›