E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 100 kontrolle kundër duhanit

Kontrollet nisën paraditen e djeshme në Tiranë, ku sipas të dhënave janë kontrolluar 102 subjekte, teksa në 7 prej tyre janë vendosur gjoba.

Drejtori i kësaj Task Force, Roland Shuperka, tha se kontrollet kanë vazhduar deri në orën 22.00 të mbrëmjes, me një realizueshmëri të zbatimit të ligjit rreth 93.  "Në të gjitha rrethet e Shqipërisë kontrollet janë bërë paradite dhe pasdite, kjo është një risi që inspektoratet sanitarë punojnë me dy turne. Ka përgjegjësi dhe mirëorganizim të punës. Task Force nuk është vetëm një mekanizëm zbatues, por riorganizimi i punës po bëhet në atë formë që të gjitha inspektoratet janë hedhur në veprim”, tha Shuperka.

Për të shmangur abuzimet, do të kontrollohet edhe puna e inspektorëve. "Gjoba nuk është qëllim në vetvete. Puna e secilit inspektor në rang vendi do të matet me numrin e subjekteve ku në ambientet e mbyllura nuk pihet duhan. Programi i punës së Task Force organizohet nga vetë anëtarët e saj dhe askush tjetër nuk ka informacion mbi të", tha Shuperka.  Ai garantoi për vendosmërinë e Task Force në zbatimin e ligjit antiduhan, duke theksuar se të gjitha subjektet janë të barabartë para ligjit. /Start/

                                                                                             2012-09-04 12:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›