Ndërgjegjësimi i të rinjve kundër drogës dhe alkoolit

Në kuadër të programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme”, merrnin pjesë përfaqësues nga MASH dhe Policia e Shtetit.
Ky takim u organizua në zbatim të Marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Brendshme, me mbështetjen e Programit ICITAP dhe Gardës Kombëtare të Shtetit të Nju Xhersit. Synimi i kësaj marrëveshje është sensibilizimi i të rinjve ndaj fenomeneve negative si dhe ndaj pasojave të rrezikshme që mbart përdorimi i drogave dhe alkoolit.
Gjatë fjalës së tij Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj, u shpreh se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit janë angazhuar me seriozitetin më të madh për zbatimin e kësaj marrëveshje. Falë bashkëpunimit të shkëlqyer me institucionet përkatëse, gjatë implementimit të këtij programi në qarkun e Tiranës, ky projekt tashmë do të shtrihet në të gjitha shkollat 9 – vjeçare të vendit.
“Ne si Polici e Shtetit jemi shumë të interesuar por kërkojmë edhe mbështetjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë, familjeve shqiptare, që të bëhen pjesë e këtij angazhimi të madh për të eliminuar një shqetësim shumë serioz që sigurisht nuk është problem vetëm në vendin tonë, që ka të bëjë me përdorimin drogës, alkoolit, duhanit, disa vese tashmë të manifestuara në shumë vende të botës. Ne do të jemi pjesë e kësaj lufte të pandërprerë për të eliminuar në maksimum këtë fenomen. Mendoj se edukimi jo vetëm familjar, por edukimi i fëmijëve, veçanërisht i moshave shumë të ndjeshme 12-13 vjeçare, kundër këtyre fenomeneve do të japë efekte shumë pozitive si në Tiranë ashtu edhe në të gjithë Shqipërinë”, theksoi Burgaj.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i MASH, z. Skënder Uku, vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit duke theksuar shembullin mjaft të mirë të dhënë nga policia për të bashkëpunuar me shkollat, por nga ana tjetër theksoi edhe rëndësinë e përfshirjes së familjeve të të rinjve në këtë projekt. “Një pjesë e mirë e defekteve të treguesve për këto fenomene vjen nga puna e pamjaftueshme e familjeve të këtyre të rinjve. Aty ku ka familje të shëndosha, edhe rreziku i përdorimit dhe shpërndarjes së drogave dhe substancave të rrezikshme është më i vogël.”, theksoi z. Uku. /Start/
2012-09-04 15:56