Merr jete pas 10 vitesh projekti i rruges qe lidh Ali Demin me Bajram Currin
Aktualisht punimet janë ende në fazat e para dhe po bëhët nivelimi i saj. Rruga tërësisht e re do të ketë një gjatësi prej 312 metrash me një gjërësi prej 15 metrash. Në dy anët e rrugës janë parashikuar xhepa parkimi me gjerësi 2 meter, ndërsa trotuaret do të kenë gjerësi 2,5 metra. Përgjatë rrugës do të ketë ndriçim si dhe do të ndërtohet i gjithë rrjeti i nevojshëm i Ujësjellësit, kanalizime të ujërave të bardha e të zeza. Mbetet ende për t’u parë zgjidhja që do t’i japin projektuesit hyrje- daljeve në dy anët e segmentit rrugor, nëse do të vendosen semaforë apo rreth-rrotullime. Projekti i kësaj rruge flinte në sirtaret e bashkisë së Tiranës prej 10 vitesh, ndërsa gjen zbatim me ardhjen në krye të bashkisë Lulzim Basha, duke shpronësuar me një fond prej 122.7 milionë lekësh, 13 familjet që ishin bërë pengesë për ndërtimin e rrugës. Vlera e këtij aksi rrugor kap shifrën e 40 mln lekë dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun për banorët e kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka parashikuar që rruga të vihet në dispozicion të banorëve në fund të muajit tetor, po që ky afat të respektohet, kërkohet që të punohet më me shumë intensitetet, pasi punimet po ecin me ritme të ngadalta.