E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyllat e tensionit te larte ne mes te rrugeve te kryeqytetit

Edhe një vit më pas shtyllat vazhdojnë të jenë në mes të rrugëve duke u bërë në të shumtën e rasteve edhe burim aksidentesh përvecse të ofron një pamje të shëmtuar.
Këto shtylla të tensionit të lartë janë në varësi të Koorporatës Elektroenergjitike shqiptare të cilat kanë për detyrë zhvendosjen e tyre.
Por edhe ata që financojnë rikonstruksionin e këtyre rrugëve, kanë gjetur zgjidhjen më të thjeshtë për zbatimin e nje projekti, ti lënë aty edhe pse në të ardhmen do të jenë përsëri paratë e taksapaguesëve shqiptarë që do të shpenzohen për rregullim e rrugëve pas heqjes së tyre, gjithmonë nëse do të hiqen. Çuditë e shtyllave në mes të rrugës nuk mbarojnë në kryeqytet, ku vetëm në një lagje numërohen 15 të tilla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›