Mbi 130 të vdekur nga dy zjarre në Pakistan

Zjarre kanë shpërthyer në dy fabrika në Pakistan, duke shkaktuar një numër të madh viktimash.
Në qytetin lindor Lahore shumë njerëz gjetën vdekjen, pasi u bllokuan brenda një fabrike këpucësh. Zyrtarët thonë se flakët u shkaktuan nga defekti në një gjenerator.
Zjarri i dytë ndodhi në një rrobaqepësi në qytetin port jugor të Karachit. Autoritetet theksuan se si pasojë e këtyre zjarreve kanë vdekur së paku 130 persona.
Dëshmitarët në Karachu theksuan se disa njerëz u hodhën nga dritaret, për t'i shpëtuar zjarrit. Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i njohur.
Karachi është qyteti më i populluar i Pakistanit dhe qendra kryesore tregtare e vendit.