Chelsea liron Kaloun dhe Bosingwan

Salomon Kalou dhe Jose Bosingwa, të cilët e fituan këtë sezon Ligën e Kampionëve më Chelsean, janë liruar nga klubi londinez.
Që të dy lojtarëve u ka skaduar kontrata dhe tani ata do të jenë lojtarë të lirë. Kalou për gjashtë sezone ka shënuar 60 gola dhe ka bërë një rekord kur është paraqitur si zëvendësues në 107 ndeshje.
Ndërsa Bosingwa Chelseat i është bashkuar në vitin 2008 dhe për shkak të lëndimeve të shumta është paraqitur në vetëm 126 ndeshje. Për shërbimet e Kalous janë interesuar Arsenal dhe Juventus, ndërsa për Bosingwan Reali dhe Porto.