Serbi, Partia Radikale Serbe djeg flamurin e BE-së
BEOGRAD- Zyrtarët e Partisë Radikale Serbe (SRS) kërkuan që Serbia të ndërpresë menjëherë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë protestës përballë Presidencës serbe, nën moton "Serbia nuk do BE", zyrtarët e SRS-së i vunë zjarrin flamurit të BE-së.
Në protestë ishin zyrtarët dhe deputetët e kësaj partie, të cilët presidentit serb, Boris Tadic, ia kanë lënë flamurin dhe kushtetutën e Serbisë, për ta përkujtuar “se është betuar se do të bëjë gjithçka që Kosova të mbetet në Serbi”.
"E vetmja gjë më e keqe që ka mundur të na pres nga pranimi i Serbisë si kandidate në BE, është vendimi se për këtë do të vendoset në mars”, ka thënë nënkryetari i SRS-së, Dragan Todorovic. Sipas tij, agonia do të vazhdojë në tre muajt e ardhshëm, derisa të përmbushen të gjitha kushtet e BE-së dhe SHBA-ve “që Serbia vullnetarisht ta pranojë pavarësinë e Kosovës”.
"Të kota janë rrëfimet e tyre se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, sepse në sfond del se do të pranojnë absolutisht gjithçka që Kosova të ekzistojë si shtet i pavarur”, ka thënë Todorovic, duke shtuar se BE nuk do të ndalet në "rrëmbimin" e Kosovës, por se paralelisht do të bëjë presione për pavarësinë e Vojvodinës dhe autonominë e Sanxhakut.
"Serbia nuk ka alternativë. Rroftë e Serbia e Madhe, rroftë Vojislav Sesel (i akuzuar i Hagës për krime kundër njerëzimit)”, ka thënë zyrtari i SRS-së, Zoran Krasic, përderisa për nënkryetarin Milorad Mircic, “serbët nuk duan në BE, sepse është kullë e letrave që veç sa nuk është shpërbërë”.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)