Kriza në Itali, protesta kundër Berluskonit
Dhjetra mijëra mbështetës të partive opozitare protestuan në Romë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Silvio Berluskoni. Shumë prej protestuesve, mbanin flamuj të partive opozitare , ndërsa bënin thirrje për zgjedhje të parakohshme ose për forimimin e një qeverie të përkohshme për të udhëhequr Italinë në këto muaj të vështirë që pritet të kalojë.
Berluskoni tha të premten në takimin e G-20 se Italia kishte pranuar Fondit Monetar Ndërkombëtar për të analizuar programin e saj të reformës, një hap ky i projektuar për të rritur besimin e investitorëve. Sipas mediave italiane kavalieri pritet të përballet me një votëbesimi ndoshta javën e ardhshme. Mes kritikave për trajtimin e situatës ekonomike të Italisë, analistët thonë se ai mund të mos e ketë mbështetjen e shumicës në parlament. Ndërkohë një votim vendimtar për masat e reformave buxhetore pritet në Romë të martën. Presidenti i Italisë Xhorxho Napolitano ka paralajmëruar për një "krizë të rëndë të kredibilitetit" në lidhje me angazhimin e Italisë për të zbatuar reformat e vendosura në Bruksel.
Shqetësim ndërkombëtar është përqendruar në Itali, ekonomima e tretë më e madh në zonën e euros. Efeketet për një falimentim të Italisë janë më serioze për ekonominë globale sesa një kolaps në Athinë. Megjithëse ekonomia e Italisë është në gjendje shumë më të mirë se ajo e Greqisë, kostot e huamarrjes për qeverinë italiane u rritën me 6,4% të premten, duke shtuar presion mbi tregjet ndërkombëtare.Freika ekziston pas zërat flasin se qeveria e Berluskonit nuk ka më forcë për të çuar përpara masat e nevojshme që ekonomia të jetë në udhë të mbarë.