Mbi 3 mijë të vdekur nga vërshimet në Kinë

Pekin, 2 shtator - Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në jug të Kinës kanë humbur jetën së paku 4 persona dhe 44 të tjerë konsiderohen të zhdukur, me çka numri i përgjithshëm i viktimave në këtë shtet arriti në 3 mijë e 185 persona, ndërsa më shumë se 1 mijë konsiderohen të zhdukur, raportojnë mediat kineze. Ekipet e shpëtimit arritën që të shpëtojnë 23 persona në provincën Junan, pasi që shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje të dheut. Qendra kryesore meteorologjike kineze, njoftoi se edhe ditët në vijim do të mbretërojë mot i keq në zonat tashmë të prekura. Kina kryesisht ka probleme për shkak të vërshimeve shkatërruese gjatë verës, por këto të sivjetmet janë më të këqijat në 10 vjetët e fundit dhe dëmi i shkaktuar arrin në miliarda dollarë.