Gates viziton Afganistanin

Kabul, 2 shtator - Sekretari i mbrojtjes së SHBA-ve, Robert Gates, ka arritur sot në Kabul për të takuar komandantin e NATO-s, gjeneralin David Petraeus dhe presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai.
Shefi i Pentagonit gjithashtu pritet të vizitojë trupat amerikane. Gates shkoi në Afganistan nga Iraku ku morri pjesë në ceremonitë që shënuan fundin zyrtar të misionit luftarak amerikan në Irak, transmeton REL.
Arritja e Gates në Kabul ndodh në kohën kur një zyrtar afgan tha se 10 aktivistë të fushatave zgjedhore janë vrarë gjatë një sulmi ajror të forcave ndërkombëtare në një krahinë veriore të vendit. NATO është deklaruar se është duke e hetuar rastin për të verifikuar nëse një akuzë e tillë qëndron.