Durrës, sezoni turistik “ngushtohet” në 25 ditë
19/05/2009 Asnjë ndërtim në bregdet nga 20 korriku deri më 15 gusht. Asnjë deklaratë për masat
DURRES- Qarku dhe prefektura në Durrës kanë bojkotuar ceremoninë e startimit të sezonit të pushimeve në bregdetin e Durrësit. Është rasti i parë që drejtues të bashkisë janë ndjerë të braktisur e të vetmuar në ditën e hapjes së sezonit në Plazh dhe kjo për shkak se bashkia nuk ka mundur të marrë asnjë masë paraprake për të përuruar këtë ditë. Me një prani shumë të vogël vizitorësh të plazhit bashkia e Durrësit e ka cilësuar të nisur këtë sezon që nuk ka kaluar pa u përfolur.
Sezon i shkurtuar...
Këtë vit bashkia ka parashikuar vetëm një muaj kohë për zhvillimin e sezonit turistik. Në ndryshim nga vitet e tjera kalendarike, në verën e këtij viti pushuesit do të kenë mundësi të kalojnë në bregdetin e Durrësit pushimet sezonale vetëm në periudhën 20 korrik 15 gusht. Kryetari i Bashkisë Durrësi është ndër qytetet bregdetare që ka hapur i fundit sezonin turistik, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe deklarime, të cilat kanë vënë në dyshim një sezon të mbarë. Dje në ditën e promovimit të këtij sezoni është vënë re mungesa e përfaqësuesve të prefekturës dhe të qarkut, drejtues të të cilëve kanë qenë kundër projekteve dhe ideve të bashkisë në administrimin e këtij sezoni. Fare pak fëmijë e nxënës shkolle kanë qenë i vetmi dekor i paraqitur nga bashkia që ka vendosur të lejojë betonimin, llaçin, pluhurin e zhurmën e makinerive të ndërtimit edhe në ditët e ngarkuara me pushues sezonal. “Bashkia e Durrësit dhe inspektorati i saj i ndërtimit ka vendosur të ndërpresë aktivitetin e sektorit të ndërtimit për periudhën 20 korrik deri më datë 15 gusht”,-ka thënë Dako.
ÇELJA
Këtë vit bashkia ka parashikuar vetëm një muaj kohë për zhvillimin e sezonit turistik. Në ndryshim nga vitet e tjera kalendarike, në verën e këtij viti pushuesit do të kenë mundësi të kalojnë në bregdetin e Durrësit pushimet sezonale vetëm në periudhën 20 korrik 15 gusht. Fare pak fëmijë e nxënës shkolle kanë qenë i vetmi dekor i paraqitur nga bashkia, ndërkohë kanë munguar përfaqësues të prefekturës dhe qarkut.
NDËRTIMET
Është e para herë që bashkia ngushton hapësirën e zhvillimit të sezonit turistik në bregdetin e këtij qyteti shumë të frekuentuar në periudhën nga maji deri në mesin e shtatorit. Nga Ura e Dajlanit deri tek Plepat në Durrës si dhe tek Shkëmbi i Kavajës janë dhjetëra pallate, të cilat kanë kthyer vendin në një kantier të madh ndërtimi. Lartësimi i kateve vijon edhe në ditët që nis sezoni i pushimit në bregdet duke krijuar jo pak probleme për pushues.
(PA)MASAT
Dje kryetari i bashkisë nuk ka dhënë asnjë sinjal pozitiv për higjienizimin e plazhit, zgjerimin e hapësirave publike me lulishte e kënde sportive, shmangien e zhurmave në orët e pasmesnatës etj. Asgjë nuk është thënë dje lidhur me banjat publike, dushet, plazhet private, higjienën në rërë, ujin e pijshëm, kanalizimet, çmimet etj. Këtë vit bashkia nuk ka organizuar asnjë takim me botën e biznesit dhe operatorët e interesuar.