E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 3 milionë Vetë, të përfshirë në përmbytje

Pakistan

OKB-ja thotë se më shumë se 3 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet në Pakistan. Ka pasur edhe shira tropikalë që e kanë vështirësuar ndihmën nëpërmjet helikopterëve. Qeveria në Pakistan thotë se më shumë se 150 mijë vetë kanë humbur jetën, kurse ushtria thotë se ende nuk po arrin dot në shumë zona të prekura nga vërshimet. Në një nga rajonet, në Luginën Swat, ka pasur protesta për shkak të mungesës së ndihmave. OKB-ja thotë se njerëzit kanë nevojë urgjente për ujë të pijshëm, ushqime, tenda dhe shërbime mjekësore.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›