E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 300 mijë shqiptarë në festën e PD-së në sheshin “Nënë Tereza”, Berisha: Festojmë sepse po ecim të sigurtë drejt idealit evropian

Koalicioni qeverisës zotohet para shqiptarëve, për integrimin dhe liberalizimin e vizave


Partia Demokratike organizoi sot në sheshin “Nënë Tereza”, një koncert madhështor me pjesëmarrjen e afro 300 mijë shqiptarëve, krejt ndryshe nga ata 15 mijë të PS-së në bulevardin e ngushtë, përballë Kryeministrisë. Shqiptarët festuan sot për arritjet e mëdha dhe progresin e shënuar nën qeverisjen e Partisë Demokratike që nga ardhja në pushtet në korrik të 2005-ës. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryeministri Sali Berisha, shprehu premtimin solemn për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe heqjen e vizave. Kreu i qeverisë tha se shqiptarët, janë tashmë më të lumtur se kurrë. “Sot ne jemi në këtë shesh për të nderuar njëri-tjetrin, për të nderuar veprën e gjithsecilit në kontributin për ndërtimin e Shqipërisë evropiane. Festojmë sot si një vend që ecën i sigurtë drejt idealit tonë evropian. Le të festojmë se bashku që çdo qytetar të vazhdojë udhëtimin drejt Evropës”, u shpreh kreu i ekzekutivit, Berisha. Kryeministri u ndal dhe te zgjedhjet e kaluara, ku theksoi se shqiptarët shprehën me votën e tyre perspektivën evropiane të vendit. “Rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe heqjen e vizave u bë e mundur nga vota e lirë dhe nga fryma qytetare. Shqipëria do të bëhet një ditë zonjës siç e duam të gjithë ne. Le të vazhdojmë me mundin tonë të ndryshojmë cdo ditë e më shumë Shqipërinë. Të begatojmë cdo ditë e më shumë këtë vend me mundin dhe djersën tonë. Shqipëria këtë vit është anëtare e NATO-s, është para vendimeve historike për të çelur portat drejt anëtarësimit evropian. Të gjitha këto i bën të mundur djersa, përkushtimi dhe vota juaj e lirë”, deklaroi kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›