Edvini tregon gjenezën e tij enveriste, urdhëron djegien e flamurit të NATO-s

Një grup huliganësh socialistë, të cilëve iu është shpëlarë truri nga doktrina staliniste e bllokmenëve të rinj konfirmojnë trashgimninë moniste të kryetarit të PS-së dhe Bashkisë së Tiranës, Edi Rama
Simpatizantë të Partisë Socialiste, të urdhëruar nga Edi Rama kanë djegur mbrëmë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, flamurin e NATO-s. Kjo ngjarje e shëmtuar ka bërë xhiron në të gjitha mediat e njohura botërore, duke cenuar imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve. Disa protestues huliganë të paguar keq dhe njëherazi të vënë në shërbim të ecejakeve personale të Edvin Kristaq Ramës, u mblodhën një natë më parë përpara kryeministrisë dhe demonstruan aty aktin e turpshëm të djegies të flamurit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), pjesë e së cilës Shqipëria u bë vitin e kaluar. Edvini dhe përfaqësues të tjerë të PS-së nuk kanë komentuar për asnjë moment këtë ngjarje të paprecendetë, por për më tepër e kanë injoruar atë, duke përcjellë apelin anarshist për vazhdimin e mosbindjes civile ndaj qeverisë dhe strukturave të ligjit.
...