Do të jem numër 1

Alexis Sanchez është një lojtar mjaft ambicioz. Sulmuesi kilian nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të arritur në nivelin më të lartë botëror, deri tek lojtari më i mirë në botë.
“Objektiv imi është që të bëhem më i miri nga të gjithë”, deklaroi ish futbollisti i Udineses, i cili është nominuar për sportistin e vitit 2011 në Kilë.
Sanchez ishte transferuar në Barcelonë nga Udinese gjatë verës që shkoi. Një lëndim që e pësoi në fillim të sezonit, nuk e lejoi atë që ta shfaq talentin, por në ndeshjet e fundit ai e ka gjetur veten dhe po shënon rregullisht.