E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbi 4 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore gjatë javës që kaloi

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit janë në funksion të plotë të pushuesve, për të garantuar shërbim mjekësor 24 orë në ditë në 7 ditë të javës.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ndau sot shifrat, sipas të cilave vetëm në periudhën 8-14 shtator janë realizuar 4033 vizita gjithsej, nga të cilat 66% pushues shqiptarë dhe 34% turistë të huaj.

Qendrat Shëndetësore Verore me numrin më të lartë të vizitave janë në Golem, Durrës, Shëngjin, Velipojë dhe Ksamil i Vjetër.

Diagnozat më të trajtuara nga mjekët, që prej fillimit të sezonit veror janë gastroenteritet, viroza të ndryshme, hipertension arterial, si edhe pickimet/alergjitë.

Sipas OSHKSH-së, prej 1 qershorit e deri më 14 shtator 2025, në 36 Qendrat Shëndetësore Verore në të gjithë vendin janë trajtuar 77301 pushues, nga të cilët 31% të huaj.

Qendrat shëndetësore verore janë të vendosura pranë pikave më të frekuentuara turistike dhe plazheve, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme në çdo situatë emergjente, si dhe duke ofruar shërbime parandaluese dhe këshillimore për të ruajtur shëndetin e pushuesve.

Qendrat shëndetësore verore do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në datën 30 shtator 2025.

/e.i//r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›