E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK sulmon ministren Godo

Tiranë (Start)-PDK ka reaguar pas deklaratave të Ministres së Shëndetësisë , Anilo Godo ndaj ish ministrit Nard Ndoka. Nënkryetarja e PDK-së Aida Joanishi u shpreh Partia Demokristiane shpreh vlerësimin e saj për objektivitetin e Raportit të Progresit të hartuar nga Komisioni Evropian dhe të publikuar ditë më parë.

Sipas saj, P.D.K gjykon se ministrja e Shëndetësisë, zonja Godo, pasi të ketë lexuar me vëmendje Raportin e Progresit të Komisionit Europian, duhet të kërkojë falje për shpifjet dhe akuzat e bëra në adresë të qeverisjes së Ministrisë së Shëndetësisë nga P.D.K.

“Ne shprehim shqetësimin tonë se ministrja e re, me të ardhur në krye të ministrisë së Shëndetësisë, zgjodhi një kurs antireformë, në kundërshtim me Strategjinë Kombëtare të Kujdesit Shëndetësor, të miratuar, të vlerësuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe tani se fundi edhe nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian”, tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›