E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 50 të vrarë në Kirgizi

Zyrtarët e shëndetësisë në Kirgizi njoftuan se të paktën 50 persona kanë vdekur, në përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin jugor Osh.

Më shumë se 700 të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet të rinjve kirgizë dhe uzbekë, të cilat degjeneruan në përleshje me forcat e sigurisë.

Human Rights Watch i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’u ndihmojë autoriteteve të Kirgizisë që ta vënë situatën nën kontroll.

Autoritetet në Kirgizi kanë instaluar trupat dhe mjetet e blinduara në përpjekje për te rivendosur rendin dhe ligjin në qytetin e dytë më të madh të kësaj republike të Azisë qendrore.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por një dëshmitarë tha se ende dëgjohen të shënta me armë të kalibrit të rëndë.

Rusia, Kina dhe SHBA kanë apeluar për dhënien fund të trazirave, të cilat kanë rigjallëruar frikën për mungesën e stabiliteti në këtë shtet, ku Rusia dhe Amerika kanë baza ushtarake.

Osh është bazë e një komuniteti të madh etnik uzbek dhe ishte bazë pushteti e ish-presidentit, Kurmanbek Bakiyev, i cili ishte rrëzuar nga pushteti në prill.

Në ndërkohë u njoftua se autoritetet kirgize kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë ruse, për të shtypur trazirat në Osh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›