E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 850 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2007

Numri i udhëtarëve kosovarë që hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2007 nga 5 pikat kufitare në verilindje të vendit, kryesisht nga dogana e Morinit, ishin dy herë më i madh në krahasim me vitin 2006. Gjatë vitit të kaluar hynë nga Kosova në Shqipëri mbi 850 mijë persona gjithsej, me rreth 300 mijë mjete, ose dy herë më shumë se një vit më parë. Numri më i madh i tyre u regjistrua gjatë sezonit veror turistik korrik-gusht. Ndërkohë u vërejt edhe një rritje e fluksit të daljes së shtetasve shqiptarë në drejtim të Kosovës, kryesisht për arsye tregtie. Në kufirin Shqipëri-Kosovë aktualisht funksionojnë 5 pika të kalimit kufitar, prej të cilave 3 në rrethin e Kukësit (Morini, Orgjosti dhe Shishtaveci), një në rrethin e Hasit (Qafë Prushi) dhe një në rrethin e Tropojës. Por tria korridoret e reja tokësore, ajrore dhe detare do të bëjnë të mundur shtimin e këtij fluksi udhëtarësh nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas. Ato do të rrisin dhe zhvillojnë zonat ku përfshihen këto korridore transporti, si dhe fuqizojnë dhe zhvillojnë ekonomitë e të dyja vendeve.

26 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›