E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveri-opozite,perplasje per legalizimet

Rozeta Rapushi
Opozita kundershtoi dje ndryshimet qe qeveria kerkon te beje ne ligjin per "Legalizimin e Zonave Informale", me argumentin se Agjencia e Legalizimeve merr kompetencat qe i takojne pushtetit vendor. Gjate diskutimit te projektit ne komisionin e ligjeve, te majtet ishin skeptike ndaj ndryshimeve qe synojne kompensim brenda gjashte muajve te pronareve, tokat e te cileve jane zene nga ndertimet pa leje. Pandeli Majko e Bashkim Fino u ankuan se Agjencia e Legalizimit te Zonave Informale (ALUIZNI) merr kompetencat e pushtetit vendor. "Nuk marrim kompetencat, por nderhyjme, pasi organet e pushtetit vendor nuk kane kapacitete qe t'u pergjigjen kerkesave te pronareve e atyre qe duan te legalizojne ndertimet pa leje", sqaroi perfaqesuesja e ALUIZN-it, Jeta Velaj. Por per te majtet, nderhyrjet ne ligj jane te padrejta, pasi aktualisht ai eshte nen gjykim e vleresim nga Gjykata Kushtetuese.
"Doni ta beni me lemsh se e keni bere. Harroni se ky ligj eshte ne procesi shqyrtimi ne Kushtetuese", tha Majko. Kritika beri edhe deputeti republikan Arian Madhi. Sipas tij, komisionet nuk mund te diskutojne nje projekt te tille pa pranine e pronareve te ligjshem te tokave, personat qe jane drejtperdrejt te interesuar. "Shoqatat e pronareve duhet te ishin te pranishem, ndryshimet prekin te drejtat e tyre. Mbledhja nuk duhet te vijoje", tha Madhi. Kerkesa e republikanit e mbeshtetur dhe nga opozita, ra ne vesh te shurdher, pasi kryetari i komisionit, Fatos Beja, u pergjigj se prania e tyre nuk eshte e nevojshme. Ndryshimet ne ligj qe do te votohen ne seancen e neserme plenare, percaktojne qe zyrat rajonale te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave do te realizojne procesin e kompensimit te subjekteve brenda 6 muajve nga votimi.
Ekzekutivi ka vendosur qe e gjithe siperfaqja e zene nga ndertimet pa leje do te kompensohet si siperfaqe toke truall per pronaret e ligjshem. E ka vendosur afate konkrete per te realizuar nje gje te tille. 80 per qind e fondit te parave qe po mblidhet nga pagesat qe kryejne personat qe legalizojne ndertimet e paligjshme, do te sherbeje per kompensimin e pronareve. Fillimisht ishte percaktuar qe kompensimi i pronareve do te behej menjehere pas pageses qe do te kryhej nga ndertuesi i paligjshem, por kjo duket se nuk u realizua.
Debati
Opozita eshte kunder ndryshimeve ne ligjin per "Legalizimin e Zonave Informale". Sipas saj nga ndryshimet, ALUIZNI merr me shume kompetenca sec i takon, duke nderhyre dhe te pushteti vendor. Po keshtu, deputetet e majte kerkuan qe ligji mos ndryshoje, pasi ai eshte ende duke u shqyrtuar per anti-kushtetuetshmeri ne Gjykaten Kushtetuese.
Reagimi
Kryetari i Grupit parlamentar republikan, Arian Madhi, kerkoi dje qe gjate shqyrtimit te ligjit, te ishin edhe pronaret e tokes. Sipas tij, ata jane personat qe preken me shume nga keto ndryshime e duhet te ishin pjese e debatit. Kerkesa e Madhit u mbeshtet dhe nga opozita, por u kundershtua nga mazhoranca dhe nga perfaqesuesja e ALUIZNI-t.
Votimi
Kuvendi do te votoje neser per te ndryshuar ligjin per "Legalizimin e Zonave Informale. Ndryshimet percaktojne qe brenda gjashte muajve do te behet kompensimi per pronaret e tokave, ku jane bere ndertime te paligjshme. Kompensimi do te jete me vleren e tokes truall. Ne votim opozita e mazhoranca shkojne me mendime e qendrime te ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›