E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

Zyrtarë pakistanezë kanë theksuar se numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyer, ka arritur në mbi 900 persona. Skuadrat e shpëtimit po përpiqen që të nxjerrin mijëra banorë të mbetur në zonën e përmbytur.

Autoritetet thonë se shiu i rrëmbyer që zgjati për 4 ditë ka goditur veriperëndimin e Pakistanit. Ndërkaq, në Afganistanin lindor dhe verilindor, kanë vdekur së paku 64 persona.

Forcat afgane dhe ato të NATO-s, thonë se po përdorin helikopterët për të realizuar operacione shpëtimi si dhe për të shpërndarë ndihma në zonat më të prekura nga përmbytjet, përfshirë këtu edhe provincat e Kunarit dhe Nangaharit.

Ndërkaq, sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 1 milion pakistanezë janë prekur nga fatkeqësia, ndërsa mijëra shtëpi, rrugë dhe ferma janë shkatërruar.

Zëdhënësi i ushtrisë, gjeneral majori Athar Abaz, paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të jetë më madh, për shkak të shtrirjes së kësaj katastrofe.

Ai tha se mijëra trupat e ushtrisë kanë shpëtuar 19 mijë banorë, shumë prej të cilëve të bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›