Zgjerohen zjarret në Rusi
Rusia po përvëlohet nga zjarret, ndërsa qiejt e Moskës tashmë janë të nxirë.
Temperaturat e larta, të shoqëruara edhe me erëra, kanë bërë që zjarri të përhapet me shpejtësia, duke shkrumbuar hektarë të tërë me pyje.
Gjatë 24 orëve të fundi, sipërfaqja e mbuluar nga zjarri është trefishuar, ndërkohë që shpresat për shuarjen e tij janë të vakëta.
Mbi 238 mijë zjarrfikës po luftojnë kundër zjarreve në të gjithë vendin, por pa shumë sukses.
Deri më tani janë shënuar mbi 30 të vdekur, ndërsa janë shkatërruar rreth 100 mijë hektarë pyje me pisha, njoftuan shërbimet pyjore rajonale.
Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka njoftuar për një mbledhje të jashtëzakonshme që pritet të mbahet nesër.