Mbi dy trilionë ton akull janë shkrirë brenda 5 vitesh
Nju-Jork - Mbi dy trilionë ton akull janë shkrirë në Grenlandë, Antarktik dhe Alaskë prej vitit 2003, treguan të dhënat më të reja të NASA-s.Më shumë se gjysma e akullit të shkrirë është nga Grenlanda, ndërsa Alaska ka humbur rreth 400 bilionë tonë, citon Makfaks.
Grenlanda në vitet e 90-ta nuk ka ndikuar dukshëm në nivelin botëror të detrave, ndërsa tani shton gjysmë milimetri në vit. Shkrirja e akullit në tokë e ka rritur nivelin e detrave për gjysmë centimetri brenda pesë viteve të kaluara.
Shkencëtarët pohojnë se pjesët veriore të Alaskës tani janë 9 deri 10 gradë më të ngrohtë, që ndikon për "efektin arktik të ngrohjes", bëhet fjalë për dukuri kur Arktiku ngrohet më shpejtë sesa është paraparë, ndërsa ngrohja është më e shpejtë sesa pjesa tjetër e botës.
Siç shkrihet akulli i detit, Arktiku e absorbon nxehtësinë, e cila lirohet dhe sjell deri te rritja e temperaturave të vjeshtës prej 6 deri 10 gradë gjatë disa viteve të fundit.
Ky është ndikim i fuqishëm dhe shumë i hershëm i ngrohjes globale, pohojnë shkencëtarët.