E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat në Greqi do të vazhdojnë së paku deri Vitin e Ri

Athinë- Protestat e studentëve dhe nxënësve grekë, që shpërthyen pas vrasjes së të riut 15 vjeçar, të vrarë nga policia më 6 dhjetor, do të vazhdojnë së paku deri Vitin e Ri. Këtë sot e lajmëroi gazeta greke "Vima", ku bëhet e ditur se studentët dhe nxënësit do të vazhdojnë me organizimin e tubimeve dhe protestave, me bllokimin e rrugëve dhe me marrjen nën kontroll të shkollave dhe fakulteteve. Tani për tani në Greqi janë marrë nën kontroll 600 shkolla dhe një pjesë më e madhe e fakulteteve, ku nuk mbahet mësimi. Nga Ministria greke e Arsimit, druhet se protestat do të vazhdojnë edhe pas festave. Sipas paralajmërimeve, të premten do të mbahet takim i tri federatave - të profesorëve universitarë, si dhe të profesorëve të shkollave të mesme dhe fillore. Ata duhet të vendosin se çfarë masa do të ndërmarrin pas Vitit të Ri

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›