E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çifti nga Azerbajxhani fitues i Eurovizionit

Ata që kënduan se do të ikin të frikësuar, dolën triumfues nga edicioni i 56-të i garës më të madhe të muzikës në Europë. Kënga “Running Scared” (Ikim të frikësuar) e interpretuar nga Eldar Gasimov dhe Niga Xhamal, ka fituar më së shumti vota nga europianët, që me votat e tyre u bënë pjesë e garës europiane të këngës. Votimet nga 43 shtete pjesëmarrëse, të cilat përcaktuan fituesin e finales së madhe, i siguruan Azerbajxhanit gjithsej 221 pikë. Eurovizioni i këtij viti është shikuar përmes ekranit të televizionit prej 100 milionë personave, ndërsa u mbajt në qytetin gjerman Dyseldorf. Kjo është hera e parë që ky shtet fiton në këtë garë. Në garën e cila përzgjodhi fituesit përmes televotimeve dhe jurive profesionale të shteteve pjesëmarrëse, i dyti u radhit përfaqësuesi i Italisë, Raphael Gualazzi, me këngën “Madness of Love”, ndërkohë në vendin e tretë u radhit Suedia, e cila në këtë edicion të Eurovizionit u përfaqësua nga Eric Saade me këngën “Popular”.

Azerbajxhani ka mposhtur njëzet e katër garues të shteteve që kanë performuar në “Düsseldorf Arena”, në finalen e madhe të Eurovizionit. “Jam njeriu më i lumtur në botë”, ishin fjalët e këngëtarit Nikki, ndërsa partnerja e tij Ell iu “përkul” europianëve me shumë falenderime.

“Faleminderit shumë Europë! Ju duam shumë!”, ishin fjalët e vetme të saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›