E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa e vlerave dhe europarlamentaret e partive

/ /

NgaARBEN MALAJ

Kriza ne vendin tone po krijon veshtiresi reale per perspektiven tone europiane. Maxhoranca nuk duhet te harxhoje energji per te justifikuar deshtimin per statusin e vendit kandidat. Mosgjetja e nje zgjidhjeje per kete krize gati 2-vjecare po e mban te acaruar ambientin tone politik dhe ndikon negativisht ekonomine tone. Padyshim dalja nga kriza kerkon vullnet pozitiv nga forcat kryesore politike.
Maxhoranca nuk duhet te synoje ta eksportoje kete krize ne institucionet e BE-se deklaratat partiake te disa europarlamentareve te se djathtes kunder opozites e demtojne ose e vonojne zgjidhjen.
Historia e Europes se Bashkuar tregon se kur lideret e forcave te majta dhe te djathta kane dale mbi qendrime partiake kompromisi per reformat ka qene me i thelle dhe integrimi europian ka ecur me mire. Vendi me i mire per ta ndihmuar funksionimin demokratik te vendeve tona jane institucionet europiane jane analizat raportet dhe rezolutat e ketyre institucioneve dhe jo ato te takimeve partiake.
Per nje vend qe inspiron te jete sa me pare vend i BE-se angazhimi i te gjitha institucioneve europiane duhet te na ndihmoje tu ofrohemi standardeve europiane te demokracise pse jo dhe te na imponohen qe ti plotesojme sa me mire ato.
Fakti qe edhe pas 20 vitesh sipas sondazhit te fundit te Gallupit 93 e shqiptareve mbeshtesin integrimin europian do te thote se Europa e Bashkuar vazhdon te kete tek shqiptaret te njejten fuqi inspiruese.
As komenti qe shqiptaret e shikojne integrimin europian thjesht si mundesi te levizjes se lire nuk e zbeh fuqine inspiruese te Europes mbi ne sepse askush nuk deshiron te udhetoje drejt vendeve qe nuk u japin me shume liri me shume mundesi dhe me shume shprese.
Per ne shqiptaret ky inspirim vjen nga vlerat e Europes se Bashkuar vjen nga standardet e larta te demokracise vjen nga lirite reale politike fetare etnike inspirimi yne ushqehet nga mundesite ne rritje qe sjell ekonomia konkurruese qe sjell solidariteti dhe kohezioni social.
Europa e vlerave me te mira te lirise paqes dhe prosperitetit eshte ajo qe shqiptaret enderronin gjate komunizmit eshte Europa qe shpresuan sapo ra muri i Berlinit eshte Europa qe edhe pse pas 20 vjet tranzicion eshte serish larg por qe ne perseri e enderrojme dhe shpresojme.
Europa e Bashkuar perfaqeson sot modelin me te mire ku bashkepunimi dhe integrimi ekonomik e shnderroi armiqesine ne pergjegjesi dhe bashkepunim midis tyre duke eliminuar lufterat dhe duke ushqyer paqen dhe prosperitetin per te gjithe popujt jo vetem te BE-se.
Europa e Bashkuar nuk perfaqeson sot nje klub vendesh te pasura ekonomikisht por nje bashkim te vendeve qe pranojne te respektojne kriteret politike dhe ekonomike te Kopenhagenit.
Europa e Bashkuar nuk eshte nje klub mbi preferenca fetare por nje bashkesi popujsh qe njohin dhe respektojne besimin fetar te cdo qytetari jo vetem europian.
Nga takimi dhe deklaratat e PPE duket se maxhoranca e sotme e shikon Europen e Bashkuar si klub partiak ndaj angazhohet shume per te eksportuar krizen politike te Shqiperise ne institucionet e saj.
shte e vertete qe europarlamentaret grupohen dhe bejne aleanca sipas spektrit te tyre politik por eshte shume e vertete qe ne miratimin e ligjeve ata angazhohen te detyruar jo nga linja partiake por nga rritja e standardeve te demokracise funksionimi me i mire i ekonomise nga solidariteti dhe kohezioni social nga respektimi dhe mbrojtja e lirise se medias dhe minoriteteve.
Perafrimi i legjislacionit tone me ate te BE-se nuk eshte perafrim politikash partiake por perafrim standardesh te demokracive dhe ekonomive moderne.
Inflacioni mediatik i deklaratave te disa europarlamentareve ne nje takim partiak kunder opozites se nje vendi europian por akoma jo anetar i Bashkimit Europian eshte i trishtueshem.
Deklaratat mbi preferenca partiake deklaratat emocionale qe i quajne te papranueshme demonstrimet paqesore nuk e ndihmojne ambientin politik shqiptar. Ato vetem vertetojne se maxhoranca keqperdor kohe dhe energji per efekte mediatike dhe jo per gjetjen e opsioneve per zgjidhjen e krizes. Qendrimet partiake edhe nga europarlamentare prodhojne vetem sinergji negative qofte edhe te perkohshem.
Transparenca e votes nuk duhet te cenohet funksionimi i shtetit ligjor nuk duhet te perkeqesohet ndarja e pushteteve nuk duhet te demtohet akoma me shume liria e te shprehurit nuk duhet te kufizohet liria per te protestuar paqesisht nuk duhet ndaluar. Nga keto parime dhe vlera duhet te perfitojne te gjithe shqiptaret per arritjen e tyre duhet te dalin mbi vetvete edhe vete politikanet shqiptare.
Europa e Bashkuar dhe institucionet e saj funksionojne jo mbi aleanca apo preferenca partiake te se djathtes apo te majtes europiane por bashkeveprojne me shume pergjegjshmeri midis tyre per te promovuar dhe per te imponuar vlerat dhe standardet me te mira te demokracise lirise dhe propseritetit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›