E Diel, 1 Nëntor 2026

Thagma/ Ku shkuan 150 milion lekë të landfilldit të Elbasanit?

27-04-2011 / Gazeta 55

Titulli është një pyetje që edhe sot e kësaj dite Kryebashkiaku ende në detyrë i Elbasanit, z. Qazim Sejdini s’ka ditur t’i japë një përgjigje të qartë. Në pozicionin e kryetarit të Këshillit të Qarkut Elbasan, z. Bledi Himçi, ka trajtuar me fakte dhe i ka kërkuar llogari Kryebashkiakut të Elbasanit se ku shkuan 1250 milion lekët që Qeveria Shqiptare i dha z.Sejdinit për fushën e grumbullimit të plehrave.
Duke e konsideruar si një problem jashtëzakonisht shqetësues, kreu i Qarkut z. Himçi i ka treguar vendin z.Sejdini të bashkisë për landfilldin në dampën e Paprit. Ndër të tjera z.Himçi është shprehur se “Këshilli i Qarkut ka qenë jashtëzakonisht aktiv në konceptimin për dhënien zgjidhje të fushës së plehrave jo vetëm për qytetin e Elbasanit, por edhe për një sërë qytetesh e komunash përreth tij”. Me fakte vendimesh të marra nga qeveritë socialiste, Himçi vërteton se Këshilli i Qarkut është pronar i dampës së shllameve të Paprit, duke akuzuar se “Bashkia Elbasan nuk ka mbajtur premtimin e fushatës së kaluar”. Kryetari i bashkisë, z. Sejdini pati premtuar se për 6 muaj do të zgjidhte problemin e mbylljes së çështjes së fushës së plehrave dhe njëkohësisht edhe ngritjen e një landfilldi, gjë që edhe sot në 2011, pas 4 vitesh çështja mbetet ende e pazgjidhur. Kjo për fajin kryesor të bashkisë Elbasan, për fajin kryesor të kryetarit të bashkisë z.Qazim Sejdini, i cili nuk arriti asnjëherë të ishte bashkëpunues me institucionin e Këshillit të Qarkut, por as edhe me Qeverinë”.
Më tej z. Himçi bën publike dokumentet që vërtetojnë pohimet e tij. “Do ja t’i kujtoja zotit Sejdini ligjin 8562, datë 01. 07 2000 për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore. Neni 10, pika “f” thuhet: “Funksionet e veta të komunës dhe bashkisë: Grumbullimi, largimi dhe përpunimi i plehrave është kompetencë e bashkisë ose komunës”. Bashkia Elbasan mban përgjegjësi të plotë pasi i janë dhënë kompetencat ligjore dhe administrative  për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, - shprehet Himçi në pohimet e tij. Më tej kryetari i Bledi Himçi ka dhënë dokumente se përse Këshilli i Qarkut është bërë pronar i dampës së Paprit.
Vendimi Nr 8, datës 31. 08. 1998 i Këshillit të Rrethit ku dampa e Paprit përcaktohet si vend depozitimi i mbetjeve urbane për qytetin e Elbasanit. Është një vendim Nr. 28, datë 01. 12. 1998, i KRRTRSH, ku zoti Majko, në atë kohë kryeministër i Shqipërisë, cakton si vend depozitimi dhe vend grumbullim të mbetjeve urbane dampën e Paprit. Viktor Doda, Ministër i Industrisë dhe Energjetikës së asaj kohe përcakton kalimin e e Shllamit (Dampës), në pronësi të institucionit të Këshillit të Qarkut me destinacion për ngritjen e një landfilidit. Është pikërisht urdhri i ministrit Nr. 191 datë 17 korrik i vitit 1998.
Këtu kemi kalimin e dampës së shllameve të Paprit në pronësi të institucionit të Këshillit të Qarkut dhe likuidator është Lavdim Gjoca pikërisht një person i stafit të z.Sejdinit, gjë për të cilën duhet ta kishte sqaruar se si ka funksionuar të gjitha kalimet e pronësisë.
Ka një vendim të Këshillit të Qarkut  në pronësi pikërisht dampën e Paprit dhe është firmosur nga kryetari i Këshillit të Qarkut në atë kohë Mehdi Pepa. Për të gjitha këtë dokumentacion, Himçi thotë se “të gjitha këto që ju kam përmendur deri tani janë të gjithë anëtarë të PS të asaj kohe. Është urdhri Nr 7 datë 18 i vitit 2006 ku kalon në pronësi dampa e Paprit, më saktë keni çështjen e inventarëve. Që nga viti 1998-2006 janë përpjekje për të kaluar pronësia e një land–fieeld në zgjidhjen e problemit, me qëllim që pronësia të kalojë në varësi të bashkisë. Ndërsa ne e kishim të gatshëm, dhe pikërisht ideja jonë për zgjidhjen e këtij problemi”.
Nga ana tjetër, z.Himçi ka nxjerrë edhe një të vërtetë në lidhje me firmën belge “Proge- tec” që është ngritur nga bashkia Elbasan si bashkëpunim. Që landfilld është i përcaktuar nga firma Proge-tec pikërisht dampa e TEC-it të Hireve. “Unë e përgënjeshtroj këtë lajm të deformuar që ka dhënë z.Sejdini para ca ditësh, sepse kemi nga firma projektin të qendrës së seleksionimit në Elbasan, e cila thotë se: Përzgjedhja e land-filldit për Paprin, na pasqyron të gjitha argumentet që kjo kompani e përzgjedhur nga vetë z. Sejdini na përzgjedh land–filld e Paprit dhe shkak pse është zgjedhur ky landfillid i Paprit, është se: ndërtimi më i thjeshtë dhe më pak i rrezikuar, kapaciteti potencial më i madh, i shërben shumë komuniteteve të Elbasanit dhe është më i larguari prej qendrave urbane”, deklaron z.Himçi. “Unë nuk arrij të kuptoj se përse kjo kokëfortësi e kryetarit z.Sejdini të paguhet me koston e të gjithë qytetarëve të Elbasanit që ndoten çdo ditë nga tymi i djegies së plehrave, - shprehet z. Himçi, duke përfunduar se, - ky projekt është prezantuar nga firma Belge në Ministrinë e Punëve Publike të Transporteve ku kam qenë i pranishëm unë si kryetar i qarkut një pjesë e deputetëve të djathtë ka qenë përfaqësuesit e bashkisë Elbasan, ku u dha informacioni i plotë përse është zgjedhur dampa e Paprit. Kanë qenë të pranishëm dy zv/Ministrat, ai i punëve publike Ernest Noka, dhe zv/ministri i mjedisit Taulant Bino. Në fillim është prezantuar në MPPT pikërisht projekti për landifillin e Paprit i cili do të jetë një land filld rajonal për të gjitha zgjidhjet e problemeve”.
Sipas z. Himçi, qeveria a ka qenë bashkëpunuese dhe ministri Sokol Olldashi i miraton z. Sejdini një vlerë prej 250 milion lekësh të vjetra për bërjen e projektit për ngritjen e një land–filld, në një shkresë tjetër përcakton një vlerë prokurimi e 150 milion lekë të vjetra për bërjen e projektit për vitin 2009, dhe 100 milion lekë të tjera të vjetra janë për mbylljen e fushës së plehrave. “Pikërisht në shkresën tjetër të datës 28 janar 2009 dërgohen raport buxhetore për fondet publike, dhe pikërisht këtu miratohet nga Olldashi dhe fondi prej 150 milion lekësh. Do të thotë që në pikën 10 në datën 10 të çdo muaji çdo autoritet kontraktor të dërgojë një relacion për ecurinë e përgjithshme të punimeve dhe problemet për ndjekje, gjë të cilën Bashkia Elbasan uk e bëri asnjëherë. Dhe në pikën 16 për mos zbatim të porosive të mësipërme këto para për investime do të rialokohen për programe të tjera dhe do të merren masat sipas legjislacionit përkatës, edhe këtë Bashkia Elbasan nuk e bëri kurrë transparencën e plotë për mbylljen e fushës së plehrave. Ministri Olldashi kërkon një informacion në datë 7 maj 2010 se çfarë është bërë me 100 milion lekët e fazës së dytë të vitit 2010 për mbylljen e fushës së plehrave, gjë të cilën nuk e paraqiti asnjëherë një shkresë përcjellëse për institucionin e Ministrisë”. Z. Himçi e fton Z. Sejdini për të dhënë llogari se ku shkuan 150 milion lekë të financuar nga Qeveria Shqiptare për mbylljen e fushës së plehrave, ku as Këshilli bashkiak nuk ka patur një informacion duke qenë edhe unë vetë një përfaqësues i këshillit Bashkia, dhe as një qytetar nuk ka pasur dijeninë se ku shkuan 150 milion lekë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›